Profili i kompanisë
Falë përvojës njëzetë vjeçare dhe bashkëpunimit tekniko-profesional të stafit të saj Inxhinierik, Elal Com ka krijuar partneritete të qëndrueshme me kompanitë më të njohura në fushën elektrike, si për shembull Eaton, bTicino, Urmet, Finder, Beghelli, Osram, Legrand etj.
Elal Com është e pranishme në sektorin industrial, me furnizimin dhe shpeshherë edhe me zbatimin e projekteve në terren.
Aktiviteti përfshin linjat ajrore të Tensionit të Ulët, automatika industriale, panele për kuadro shpërndarje, komandimi dhe për matjen e energjisë elektrike.
Elal Com është gjithashtu e specializuar në sektorin e ndriçimit. Ofron zgjidhjen e përshtatshme në bazë të nevojave dhe kerkesës së klientit, duke përdorur teknologjitë e ndriçimit më të sukseshme, si përshembull teknologjia LED.
Elal Com është kompania e cila për herë të parë në Shqipëri, ka realizuar një projekt ndriçimi publik më energji të rinovueshme.
Qëllimi kryesor i shoqërisë Elal Com është ofrimi i produkteve cilësore të niveleve bashkëkohore dhe mundësimi i shërbimeve tona nëpermjet një teknologjie të fjalës së fundit, për të plotësuar kërkesat e klienteve, konfort standarteve perëndimore të produkteve dhe partnerëve të saj.