Historiku

Themeluar ne vitin 1998, Elal Com, luajti një rol kryesor në zhvillimin e infrastrukturës dhe ndërtimeve te reja në Shqipëri.

Falë furnizimit në kohë dhe në mënyre të vazhdueshme me materiale elektrike, të sektorit civil dhe industrial, si dhe me mundësinë e ofrimit të një sërë produktesh të cilësisë ndërkombëtare , Elal Com është shndërruar tashmë në një pikë referimi për profesionistët e fushës, të cilët nuk kërkojnë vetëm cilësi, jetëgjatësi të produkteve, por kanë vizion për të përmbyllur realizime unike dhe të vecanta. Kjo eksperiencë e gjate dhe shumë e suksesshme, falë përkushtimit maksimal, liston ndër të tjera një sërë partnerësh ndërkombëtarë, bashkëpunimi me të cilët ka ardhur si rrjedhoje e misionit tonë kryesor: Sjellja pranë jush e produkteve më të mira dhe cilësore, si dhe ofrimi i një shërbimi të kompletuar me të gjithë elementët e nevojshëm.

Faleminderit që jeni me ne, që na besoni dhe që zgjidhni gjithmonë Elal Com!