Prodhimi dhe asemblimi i Paneleve Elektrike

PANELE ELEKTRIKE

PRODHIMI
 

ELALCOM falë një ekperience të fituar ndër vite dhe kërkimit të vazhdueshëm drejt teknologjisë, prodhon panele te çertifikuara, që pa frikë mund të konkurrojnë tashmë me produktet Europiane.

Zgjidhjet inovative, zgjidhjet e personalizuara dhe përgjigjet e menjëhershme, janë themeli i punës së përditshme të punonjësve të ELALCOM.

Me mbikqyrjen e një skuadre me eksperience si në projektim ashtu edhe në prodhim, produktet e ELAL COM kanë rezultuar gjithmonë, jo vetëm në përmbushjen e pritshmërive të klientëve, por edhe ne arritjen e kënaqësisë së tyre, duke i renditur tashmë ato në klientët dhe bashkëpunëtorët tanë besnikë.

ELALCOM vendos në shërbim të klientit një profesionalizëm të lartë, që bën të mundur përmbushjen e nevojave në sektorë të ndryshëm.

Misioni i i ELAL COM është të projektojë dhe të zbatojë për secilin klient cdo kërkesë që vjen në adresën tonë.

  

> PANELE PER KUADRO SHPERNDARJE

> PANELE PER KUADRO KOMANDIMI

> PANELE PER MATJE TE ENERGJISE ELEKTRIKE
 

ASEMBLIM DHE PROJEKTIM

ELALCOM gjithashtu vjen më pranë klientit me projektim dhe asemblim të kuadrove të shpërndarjes deri në 3200A, kuadrove të komandimit, etj.

Partnerët si EATON, FINDER etj bëjnë të mundur që ELAL COM të jetë në nivelet më të larta përsa i përket asemblimeve të kuadrove të ndryshëm.